×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    OBSh: COVID-19 nuk paraqet më një “urgjencë globale shëndetësore”

    Reporteri
    05 Maj 2023 | 16:07

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se COVID-19 nuk paraqet më një “urgjencë globale shëndetësore”.

    Deklarata përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë dhe vjen tre vjet pasi OBSH-ja deklaroi për herë të parë nivelin e saj më të lartë alarmues mbi virusin.

    Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes kishte rënë nga një kulm prej më shumë se 100,000 njerëz në javë në janar 2021 në pak më shumë se 3,500 më 24 prill, raportoi BBC.

    Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se “të paktën 20 milionë” persona kanë vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!