×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Pirja e verës mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2

    Reporteri
    27 Prill 2022 | 14:27

    Ka shumë paqartësi rreth përfitimeve të mundshme për shëndetin e zemrës nga pirja e verës. Udhëzimet e përditësuara dietike të Shoqatës Amerikane të Zemrës, e sugjerojnë kufizimin e konsumimit të alkoolit për shëndetin e zemrës dhe raporti i tyre i publikuar së fundmi tregon se asnjë sasi alkooli nuk është e mirë për zemrën.

    Por nga ana tjetër, dieta mesdhetare, e cila është e njohur për përfitimet e saj për shëndetin e zemrës, sugjeron pirjen herë pas here të një gote verë të kuqe. Së fundmi, një studim i ri i kryer nga kjo shoqatë ka zbuluar se pirja e verës me vakte të ushqimit, përkon me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2, raporton portali “Eat This, Not That”.

    Pra, a është e mirë të konsumohet vera?

    Në fillim të studimit, pjesëmarrësit nuk kishin diabet, sëmundje kardiovaskulare ose kancer. Nga ata që morën pjesë, mosha mesatare ishte 56-vjeç dhe pak më shumë se gjysma e tyre u identifikuan se i takonin gjinisë femërore. Gjatë mbarëvajtjes së hulumtimit u konstatua se nga 312 mijë pjesëmarrësit, rreth 8 mijë prej tyre zhvilluan diabetin e tipit 2. Studimi arriti në përfundimin se konsumimi i alkoolit me vakte ushqimore përkonte me një rrezik 14 për qind më të ulët të diabetit të tipit 2, krahasuar me ata që konsumonin alkool pa ngrënë ushqim.

    Pirja e moderuar përkufizohet me një gotë verë ose pije tjetër alkoolike në ditë për gratë, dhe deri në dy gota në ditë për burrat.

    Studimi nuk është domosdoshmërish një dritë jeshile për t’i përgatitur vetes koktej çdo natë. Gjëja kryesore që duhet kuptuar nga ky studim është se në disa raste, zgjedhja e verës mbi birrën ose pijet alkoolike mund të jetë veprimi i duhur për ju. Përfitimet e konsumimit të verës vijnë vetëm atëherë kur pihet me ushqim.

    Për parandalimin e diabetit të tipit 2, mjekët sugjerojnë se mbajtja e peshës në kontroll është faktori më i rëndësishëm. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i rekomandojnë të rriturit mbi 18-vjeç, që të bëjnë 150 minuta aktivitet fizik në javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!