Shpërndahen nga përqafimet, çka janë ‘merimangat’ Demodex që jetojnë në fytyrë dhe shkaktojnë sëmundje lëkure

Demodex është një merimangë mikroskopike që jeton në lëkurën e njeriut. Demodekoza është një sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga një merimangë e vogël që nuk mund të shihet me sy. Kjo merimangë jeton poshtë në rrënjët e qimeve.

Shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar në Irlandë kanë gjetur fakte, në bazë të të cilave theksojnë se skuqjen e fytyrës mundet ta shkaktojë merimanga që jetojnë në lëkurën e fytyrës.

Ato ushqehen me yndyrën që prodhojnë poret. Ky studim është zhvilluar në Pekin. Sipas ntv.com.tr është vlerësuar se numri i këtyre ‘merimangave’ shkon në 2.5 milionë të cilat jetojnë në trupin tonë në çdo kohë. Njerëzit i marrin merimangat e fytyrës nga takimi me njerëzit e tjerë.

Në trupin e njeriut jetojnë deri në 2.5 milionë Demodex, teksa tek njerëzit, këto insekte mikroskopike vijnë përmes partnerëve dhe të afërmve të tyre. Pavarësisht sa shpesh e lani fytyrën, është e pamundur të heqësh qafe një Demodex 0,4 mm.

Demodex-et janë krejtësisht të padëmshme për njerëzit dhe nuk qëndrojnë shumë gjatë, me një jetëgjatësi mesatare prej 20 ditësh.

Megjithëse marimangat Demodex dihet se mbledhin qeliza të vdekura të lëkurës, nëse ka shumë strofulla në një vend, ato mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës si rosacea.