×
  • Show Time
  • Show Time

    20 vjet pas Zhadja dhe Lukasi rikthejnë vallëzimin e famshëm të “Klonit”

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 10:24

    Kanë kaluar 20 vjet që prej kur është xhiruar seriali i famshëm brazilian “Kloni”, i cili pati audiencë rekorde edhe në Kosovë

    Gërshetimi i dy kulturave asaj latine dhe arabe, fenomeni i klonit dhe dashuria ndërmjet Zhades dhe Lukasit ishin tema e kësaj telenovele.

    Ndërkohë nuk ka si të harrohet vallëzimi ikonik i Zhades (Giovana Antonelli). Ajo pas dy dekadave ka risjellë këtë vallëzim, por në një mënyrë më të veçantë, me tenxhere dhe tigana. Spektatori i saj kryesor edhe kësaj radhe ishte Lukasi (Murilo Benicio).

     

    Video e publikuar nga aktorja në Instagramin e saj është bërë virale duke marrë mbi 1 milion pëlqime e komente të shumta.

    Kujtojmë se Giovana dhe Murilo ishin lidhur edhe në jetën reale gjatë xhrimeve të serialit. Lidhja e tyre zgjati deri në viti 2005. Ata kanë një djalë së bashku, kurse vlen të theksohet se kanë ruajtur raport miqësor mes vete./21Media

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!