×
  • Show Time
  • Show Time

    3 milionë paund për dasmë, zbulohet resorti luksoz ku do të martohet djali i David Beckham

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 8:18

    Brooklyn Beckham, djali i legjendës David Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan vetëm pak javë më parë.


    Dhe shumë shpejt po dalin detaje rreth ceremonisë së tyre të martesës që do mbahet vitin e ardhshëm.

    Sipas The Sun, ai dëshiron që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali. Raportohet se në resorti luksoz ku Bruklin do që të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë paund.

    “Borgo Egnazia” është resorti ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.


    Mediat shkruajnë se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.

    Brooklyn Beckham njoftoi fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar. Ai tha se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!