×
  • Show Time
  • Show Time

    4 netë muzikë te ‘Rana e Hedhun’, më 23 shtator nis Epizode Festival

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 19:14

    Mes lajmeve të këqija të kronikës, një lajm i mirë vjen për fansat e muzikës elektronike. Epizode Festival vjen në Shqipëri.


    Alisa Braho, organizatore e Epizode Albania 2021 tha se mbi pesëdhjetë DJ do të performojnë në dy stage.

    “Bëhet fjalë për një nga festivalet më të mirenjohura botërore të muzikës elektronike, i cili për vite me radhë është mbajtur në Vietnam. Përbën absolutisht një risi ardhja e këtij Festivali në Shqipëri më konkretisht në plazhin e Ranës së Hedhun, në Shqipëri, ku për 4 netë dhe katër ditë, me 24 orë muzikë, dj më të mirë ndërkombëtar dhe lokal do të performojnë prej datës 23 deri në 26 shtator, dj të mirenjohur sikurse, Marco Carola, Adriatique, Dubfire, Lee Burridge Margaret Dygas, Praslea, Petre Inspirescu etj”, tha ajo.

    Braho shtoi se Epizode Albania në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës dhe një sërë institucionesh të tjera ligjvënëse në vend, është duke u kordinuar në mënyrë që mbarvajtja e këtij festivali të bëhet në respekt te plotë me të gjitha masat anti-covid në Shqipëri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!