×
  • Show Time
  • Show Time

    51-vjeçarja me trup më të mirë se në moshën 20 vjeçare zbulon sekretin

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 13:07

    Lynn Montoya, një 51-vjeçare dhe trajnere e fitnesit me bazë në SHBA, thotë se ajo madje duket më mirë tani sesa në të njëzetat dhe se është e lehtë për çdo grua të arrijë këtë rezultat.


    Bukuroshja me trupin e tonifikuar, krenohet me më shumë se 45 mijë ndjekës në Instagram, Montoya rregullisht i ndihmon klientët e saj të futen në formë me programet e saj për stërvitje të personalizuara.

    Por, pavarësisht nga mosha apo niveli i tyre i fitnesit, Lynn insiston se thjesht duhet përkushtim për të jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

    Asaj veçanërisht i pëlqen të ndihmojë gratë e moshës së mesme të bëhen më të forta dhe më të lumtura me sesione trajnimi personale, duke i ndihmuar të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.

    Ajo këmbëngul se “rruga është e thjeshtë” dhe gjithçka që kërkohet është “trajnimi i forcës, ngrënia e ushqimit të duhur dhe kontrollimi i hormoneve tuaja çdo vit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!