×
  • Show Time
  • Show Time

    “A do e lije Ledrin të futej në Big Brother VIP”, kjo është përgjigjja epike e Sara Hoxhës

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 9:48

    Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është shumë aktive në Indstagram dhe shpesh realizon intervista virtuale me ndjekësit e saj.

    Influencuesja zbuloi së fundmi disa imazhe nga shtatzënia, të cilat deri më tani i kishte mbajtur vetëm për vete.

    Duke qenë se është një nga nënat më të ndjekura në Instagram, nuk mund të mos ua plotësonte kërkesat ndjekësve. Për rrjedhojë, Sara ndau dy foto me barkun e rrumbullakosur.

    E pyetur nëse do ta linte Ledrin të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, Sara tha “Me këtë që na bëri Bora, patjetër që po”. Ajo iu referua ritakimit të moderatorese Bora Zemani me ish-partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj, të cilët shkëmbyen edhe një puthje në buzë duke u kthyer në kryefjalën e mediave rozë.

    Pyetjet referuar kësaj ngjarjeje vazhduan, pasi një tjetër i shkroi Hoxhës: “A të shikon Ledri si Donaldi-Borën?”.

    “Po aman tani, mos na bëni të qajmë”,– iu përgjigj blogerja.

    Më herët, Sara ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë apo në trup. Kur një ndjekëse e pyeti nëse ka botoks, Sara zgjodhi t’i përgjigjej duke publikuar një foto të fytyrës së saj, pa filtra, në të cilën kishte rrudhur ballin për të treguar se deri më tani nuk ka prekur asgjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!