×
  • Show Time
  • Show Time

    A është martesa e vërtetë e Ermalit sikurse tek filmi “2 gisht mjaltë”

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 17:56

    Filmi shqiptar “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë kryesorë, Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën po korr sukses në çdo kinema të Shqipërisë dhe Kosovës.


    Ky film është një nga arsyet që kohët e fundit mediat kanë kthyer vëmendjen tek Ermali, duke pyetur për të ardhurat e tij, pagesat që janë bërë në film, skenat me Elvanën e shumë të tjera.

    Së fundmi Ermali ishte i ftuar në emisionin në “E Diell” në Top Channel ku foli për prapaskenat e filmit, bashkëpunimin me Elvanën dhe mbi martesën e tij me Amin.

    I pyetur nga gazetari në lidhje me martesën e tij, Ermali zbuloi se fillimet e lidhjes me Amin nuk kanë qenë “fushë me lule” dhe nuk kanë nisur me mjaltë, ashtu siç ndodh në filmin e tij apo në historitë e dashurisë që jemi mësuar ti degjojmë.

    “Ti ke bërë këtë filmin ‘’2 gisht mjaltë’’, në 9 vite martesë, akoma tek faza e mjaltit je me Amin?” ishte pyetja drejtuar Ermalit.

    “Çdo çift ka peridhën e vet, ka fazën e mjaltit, dhe atë të marmalatës. Unë do të them se lidhja ime me Amin kur e kuptuam se ishim për njëri tjetrin, nuk ka qënë e lehtë, sidomos për mua. Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye, por tani unë besoj se periudhën e keqe, pra atë që ndodhet poshtë “2 gisht mjaltit”, e kemi kaluar në fillim kështu që tani, në martesën tonë, kemi vetëm mjaltë” u shpreh Mamaqi.

    Siç duket martesa me Amin dhe ajo me Elvanën (në film) janë komplet të kundërta. Vlen të thuhet se Ermali dhe Ami janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe nuk ngurojnë ta shprehin dashurinë që kanë për njëri tjetrin në çdo rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!