×
  • Show Time
  • Show Time

    A ju vjen turp? Reagon Yllka Kuqi pas vdekjes së kuzhinierit Babalija

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 9:56

    Ditën e djeshme, është ndarë nga jeta kuzhinieri i njohur nga Gjakovas, Përparim Babalija.


    Ai ndërroi jetë për shkak të komplikimeve nga virusi COVID-19, teksa për rastësi vetëm pak ditë më parë, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ndjeri kishte bërë thirrje për vaksinim.

    Lidhur me vdekjen dhe dëshirën e tij të mbetur peng për të marrë vaksinën anti-COVID, në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta, përfshirë edhe reagimet nga fytyrat publike.

    Edhe këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, bëri një reagim publik në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, lidhur me këtë çështje.

    Ajo publikoi postimin e të ndjerit pak para se të vdiste me kërkesën për të marrë vaksinën, teksa në mbishkrimin e saj theksoi se duhet t’iu vijë turp qeveritarëve për mos-ndërmarrjen e diçkaje me kohë.

    “Sot paska ndërruar jetë, i lehtë i qoftë dheu! Statusi i tij para 20 ditëve…a thua a ju vjen turp sot kur e shihni veten para pasqyrës, ju të cilëve i ndjeri iu ka drejtuar”, shkroi këngëtarja e njohur.

    Kujtojmë që Kosova është ndër shtetet e Ballkanit me hapin më të ngadaltë të vaksinimit të popullatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!