×
  • Show Time
  • Show Time

    A të frikësohen djemtë? Majlinda ia mbyll gojën me përgjigjen moderatorit kosovar

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 23:23

    Majlinda Kelmendi kampionia botërore e xhudos e cila numëron disa medalje të arta, ishte e ftuar në emisionin e Baton Haxhiut së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka, nga ku ndau shumë eksperienca profesionale por edhe personale.


    Mirëpo ndër pyetjet e Batonit ishte edhe pyetja e cila pak a shumë e vuri në siklet Majlindën dhe ajo në mënyrë diplomatike ia dha një përgjigje.

    “A të frikësohen djemtë?”, ishte pyetja që iu drejtua Majlindës.

    Ajo shumë shkurt dhe thjeshte iu përgjigje:

    “Nuk kam kohë më mendu çka mendoj tjerët, unë punoj shumë, ushtroj shumë, flej shumë, nuk kam kohë”, ishin fjalët me të cilat e mbylli temën pak a shumë private të cilën deshi ta hapi Batoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!