×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e njohur: Kam abortuar, s’doja të ndaja fëmijën me përdhunuesin

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 9:31

    Aktorja e njohur Ashley Judd ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj. E ftuar në konferencën, ‘Women in the World Summit’ 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë.


    Ajo ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdhunimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues, i cili mund të kërkonte të drejtat mbi fëmijën”- ka thënë aktorja e njohur.

    “Demokracia fillon në lëkurën tonë. Nuk duhet të ketë rregulla kur bëhet fjalë për trupin tonë” – ka vazhduar më tej Ashley Judd. Kujtojmë që aktorja e njohur ka qenë në mesin e personave që kanë akuzuar regjisorin Harvey Weinstein për abuzime seksuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!