×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina dikur përkrahte Rugovën, tani Osmanin: Vjosa për kryeministre

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 21:41

    Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, e ka treguar gjithmonë se është një simpatizuese e LDK-së.


    E mesa duket edhe në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen, ajo do të mbështesë po të njëjtën parti.

    E sa i përket kandidatit që do të dalë për kryeministër nga kjo parti, Adelina duket se mbështet të vetmen femër që e konkurron këtë post.

    Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, për të cilën diva e estradës ruan një respekt të veçantë.

    Adelina ka publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook një status ku ndër të tjerash ka cituar fjalët: “Vjosa për kryeministre, vetëm Vjosa”.

    Mbetet të shihet deri në rezultatin final nëse ajo do të jetë vërtetë kandidate apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!