×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Ismaili nominohet për çmimin “Gruaja më me ndikim në Kosovë”

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 13:53

    Adelina Ismaili është në garë për të fituar një çmim që do ta nderonte shumë këngëtaren.


    Sumiti Global i Grave, apo ‘Global Women Sumit’ ka nominuar këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismailin për çmimin si ‘Gruaja më me influiencë në Kosovë’.

    Për këtë çmim edhe ju mund të votoni për Adelinën KËTU, ndërsa ky është profili që i kanë shkruar faqja zyrtare Adelinës, duke treguar për jetën dhe karrierën e saj:

    Adelina Ismajli filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovë e viteve të 90-ta.

    Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme të fëmijëve në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë.

    Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina publikoi shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve, shkruan në përshkimin që i  ka bërë “Global Summit of Women”.

    Ajo ishte një nga këngëtarët e parë në Kosovë, të cilat arritën të preknin tema që të tjerët në moshën e saj nuk mundën.

    Zeshkania gjithashtu njihet edhe si seks simbol shkaku i videove të saja provokative dhe shfaqjet në stacionet televizive vendase shqiptare.

    Këngët e saj që solli shumë vëmendje ishin “Amaneti”, “Qe 1 vjet e 7 ditë” dhe “Shota”.

    Gjithashtu këndoi edhe shumë këngë dedikuar për viktimat e Luftës së Kosovës për shembull “Lavdi ushtarit tim” (Nderi i ushtarit tim).

    Ndryshe, Adelina u kurorëzua edhe Miss Kosova në vitin 1997 dhe aktualisht po merret me projekte të reja muzikore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!