×
  • Show Time
  • Show Time

    Adriana Matoshi: Kisha dashur që femrat shqiptare ta kenë një trajtim siç ma bën mua Keith

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 10:55

    Adriana Matoshi ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë.


    Aktorja Adriana Matoshi, në një intervistë për “Prive” ka konfirmuar se ka nisur lidhje të re dashurie.

    Ajo tha se është shumë e lumtur në këtë lidhje dashurie, edhe pse ai është i huaj, për të kjo nuk është fare problem dhe përshtaten shumë si çift.

    Adriana ka thënë se do të dëshironte që çdo femër shqiptare të trajtohet në mënyrën si ajo trajtohet nga Keith.

    “Kisha dashtë që femrat tona shqiptare me pasë një trajtim qysh mu ma bon Keith, një trajtim me u ni taman femër”, është shprehur ajo.

    I dashuri i ri i Adrianë, Keith Groeneveld është i lindur në Afrikën e Jugut dhe i rritur në Belgjikë. Ai është futbollist, ndërsa tregoi se së fundi ka filluar edhe të bëjë rep.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!