×
  • Show Time
  • Show Time

    Afrim Muçiqi: Estrada janë vetëdijësuar dhe i kryejnë obligimet tatimore

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 13:12

    Këto ditë të fundit, u komentua tema mbi tatim pagesën nga ana e gastronomisë së Kosovës dhe estradës.

    ATK-ja ka paralajmëruar se do të ketë kontrolle të rrepta për këngëtarët por edhe për kameramanët.

    Drejtori i ATK-s, Ilir Murtezai, mes tjerash tha në “#Gjesi” se gastronomia e Kosovës, përfshirë këtu edhe estradën nuk paguajnë me rregull tatimin dhe obligimet e tyre që kanë ndaj shtetit.

    Për këtë temë, sot ka folur këngëtari Afrim Muçiqi.

    Këngëtari u shpreh se estrada shpesh është ofenduar dhe i mungon përkrahja, e se ATK-ja nuk ka nevojë me bë kontrolle të rrepta.

    “E mirëprsim punën e ATK-së, mirëpo siç e kemi thënë duhet që edhe shteti ta nxjerrë Ligjin për të Drejtat e Autorit, por mendoj që dalë ngadalë janë vetdijësu, dhe i kryejnë obligimet tatimore. Por shtrohet pyetje, çka bëri shteti në favor të estradës, duke e ditur se Ligj për të Drejtat e Autorit nuk ka”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!