×
  • Show Time
  • Show Time

    Afrimi e ka seriozisht: Këta politikanë nuk e meritojnë me i votu

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 15:41

    Këngëtari Afrim Muçiqi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini.


    Për emisionin, këngëtari ka folur edhe për tubimet elektorale që mbahen në salla dasmash, ndërkohë që dasmat janë të ndaluara shkaku i pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    Duke qenë se është i mllefosur me vendimet për ndalimin e dasmave, Afrimi tha se nuk do bëhej kurrë politikanë, madje, as këta që janë nuk duhet t’i votojmë. Për më tepër ndiqeni strojen në vazhdim:

    Këngëtari theksoi se nuk ka logjikë që restorantet të bllokohen për dasma, por, lejohen të jenë të hapura për eventet e politikanëve, tash në prag të zgjedhjeve.

    Sipas tij, nëse dasmat nuk lejohen kategorikisht, këngëtari tha se derisa ligji po shkelet nga politikanët, do të shkelet edhe nga këngëtarët.

    ‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30. 

    Përveç në REPORTERI.net dhe RTV Dukagjini, “SHOW TIME” do të mund të ndiqet edhe në platformat e rrjeteve sociale ‘Reporteri’ në Facebook dhe @showtime.reporteri’ në Instagram.

    Po ashtu, emisionin e plotë, e gjeni edhe në kanalin ‘Reporteri’ në YouTube. Ju që doni ta shihni të parët çdo emision, mjafton ta bëjnë ‘SUBSCRIBE’ kanalin.

    SHOW TIME, çdo të shtunë, prej orës 19:30 – prodhim i REPORTERI.net për RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!