×
  • Show Time
  • Show Time

    Afrona Dika “thumbon” Bleron pas ndarjes: Kam humbur kohë

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 21:23

    Afrona Dika ka publikuar një thënie në rrjete sociale, përmes së cilës thumbon Bleron, me të cilin thuhet se është ndarë. Ndonëse dyshja, të cilët u martuan në shtator të vitit 2019, nuk kanë pranuar publikisht asgjë, veprimet në rrjete sociale tregojnë shumë për ta.

    Së fundmi ajo publikoi në Instastory një postim, në të cilin është shkruar: “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, duke i vënë mbishkrimin: “Kështu është jeta”.

    Kujtojmë që dhe pak ditë më parë kur ajo festoi ditëlindjen ajo fliste për “fillime të reja”.

    “Gëzuar për fillime të reja”, shkroi modelja duke shtuar më shumë dyshimet për raportin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!