×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori kosovar vozitë si i ‘çmendur’, rrezikon disa herë pjesëmarrësit në komunikacion

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 17:22

    Në një video të publikuar në facebook, shihen dy aktorët kosovarë, Naser Qeli (shoferi) dhe Shpëtim Desku (pasagjer) duke vozitur veturën me shpejtësi të madhe dhe duke thyer rregullat e komunikacionit.


    Në videon e publikuar shihen tejkalimet që bëhen në këtë magjistrale nga aktorët në fjalë, duke shkaktuar rrezik edhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, shkruan Reporteri.net

    Në video shihet edhe shpejtësia prej 130 km/h që arrihet gjatë tejkalimeve.

    Mbase video mund të jetë e shkëputur nga xhirimi i ndonjë projekti televiziv të aktorëve në fjalë.

    Kujtojmë se magjistralja Gjilan-Prishtinë, është një nga rrugët ku më së shpeshti ndodhin aksidentet.

    Para disa ditësh Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka njoftuar se do të gjobitën të gjithë ata që shkelin rregullat e komunikacionit nëse sigurohet fakte të mjaftueshme për shkelje të tilla./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!