×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori serb i ‘La Casa de Papel’, falënderon në shqip adhuruesit e serialit

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 16:26

    ‘La Casa de Papel’, është njëra ndër seritë më të mira dhe më të shikuara në botë për momentin.


    Seriali ka zgjuar jashtëzakonisht interesim të madh, sidomos dje kur edhe u dha premiera e sezonit të tretë, shkruan Reporteri.net

    Në këtë serial, luan edhe aktori i njohur serb, Darko Perich.

    Pas premierës së mbrëmshme, ai ka falënderuar fansat për përkrahjen e madhe dhe dashurinë e treguar për premierën e sezonit të tretë.

    Ndër falënderimet e shumta, ai i ka falënderuar edhe në gjuhën shqipe, gjë që nuk ka kaluar pa u vërejtur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!