×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja kosovare në një serial me Kenan İmirzalıoğlu?

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 13:34

    Jo të pakta janë rastet kur artistet shqiptare kanë kaluar kufijtë me sukseset e tyre dhe tani duket se radha është për prezantuesen e njohur Arbnora Ademaj.


    Mediat turke së fundmi kanë shkruar për aktoren dhe yllin televiziv, teksa po luan rolin e “Ambasadores Kulturore të Kosovës” në Turqi, duke kontribuar për një bashkëpunim më të madh të shqiptarëve me shtetin turk.

    Bukuroshja që debutoi si aktore muaj më parë, po vazhdon të jetë mjaft e kërkuar në Turqi dhe jo vetëm.

    Mediat atje kanë shkruar për një bashkëpunim të mundshëm të aktores Arbnora Ademaj me aktorin e njohur turk, Kenan Imirzaliogu, apo siç njihet për audiencën shqiptare si “Mehmet Kosova”, transmeton Telegrafi.

    Arbnora, si shumica e aktorëve, sidomos nga Turqia, tha për Kenan Imirzalioglu se është një karakter shumë i dashur në territorin e Kosovës që nga seriali “Jeta e Hidhur”.

    Zeshkania, e cila nuk dëshiron të japë informacione për filmin në të cilin do të jetë për momentin, ishte kurioze nëse do të luajë me İmirzalıoğlu në film.

    Veç tjerash, Ademaj po vazhdon të qëndrojë mes Kosovës dhe Turqisë, për shkak të angazhimeve në karrierën e saj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!