×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja që luante rolin e “varfanjakes” në serialin “O sa mirë” me paraqitje prej 67 mijë euro

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 23:57

    Është komentuar gjatë nga ndjekësit në rrjete sociale për jetën luksoze që po bën Arta Elezaj. Udhëtime të shpeshta, rroba nga markat më të njohura janë ato që ajo shfaq në llogarinë e saj në Instagram.


    Së fundmi është faqja “What they wearing” ajo e cila ka publikuar çmimet e rrobave dhe aksesorëve që ajo ka në trup.

    Vetëm qaforja që ajo ka vënë në këtë fotografi, nga marka Bvlgari kap shifrën e 14 mijë e 200 eurove, ndërsa një nga byzylykët e dorës nga marka Cartier mbi 43 mijë euro, si dhe tjetri byzylyk po nga e njëjta markë me një çmim prej 10 mijë e 100 euro.

    Arta Elezaj u bë e njohur nga seriali vendor “O sa mirë”, më pas në serialin “Duplex” në Shqipëri, ndërsa tani nuk është e angazhuar askund. /blic/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!