×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja zhduket në liqen, djali i saj 4 vjeçar gjendet i vetëm në barkë

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 21:16

    Aktorja Naya Riveria mendohet se ka vdekur ditën e sotme ndërsa djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në barkë në Kaliforni.


    Aktorja e Glee dhe djali Josey morën me qera një barkë në liqenin Piru të mërkurën pasdite, por 3 orë më vonë një tjetër barkë ngriti alarmin pasi panë një fëmijë të vogël vetëm.

    Policia tha se gjeti jelekun e shpëtimit të Naya-s mbi varkë dhe se aktorja ishte hedhur në liqen për të notuar, por me shumë gjasa do të jetë mbytur.

    33-vjeçarja ka marrë pjesë në serialin Glee nga vitin 2009 në vitin 2015. Polumbarë e helikopterë po kërkojnë trupin e aktores.

    Nga deklaratat e djalit të vogël policia mësoi se Naya ishte hedhur për të notuar e më pas nuk ishte kthyer më. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!