×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktroi në disa skena seksi, Xhbanja: Meshkujt u eksituan, nuk e morën mesazhin që përcillej

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 19:21

    Aktrorja Arjola Demiri e cila për publikun u bë e njohur me rolin e ‘Xhbanës’, u vu në qendër të mediave rozë, dhe arsyeja e kësaj ishte një skenë gjatë një shfaqje që kishte punuar së fundmi, transmeton Gazeta Metro.


    Bëhet fjalë për skenën e masturbimit në shfaqjen “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”, me personazhin e Madalenës.

    Së fundmi Arjola Demiri ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku foli lidhur me këtë veprim që u komentua shumë në rrjet.

    “Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë s’e ka bërë…Jam munduar të mos e ekzagjeroj, të mos bëj gjëra vulgare, por që të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndiheshin të eksituar”, ka thënë aktorja.

    Edhe pse disa e cilësuat atë si një aktore që po thyen tabu, kjo nuk mund të thuhet edhe si e saktë, pasi që profesioni i aktorit është prezent që shumë vite, dhe ka pasur aktore e aktore që kanë bërë skena të tilla, sepse profesionalizmi është mbi të gjitha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!