×
  • Show Time
  • Show Time

    Alban Mehmeti: Orari i dasmave dhe koncerteve deri në ora 01:00, i pamjaftueshëm dhe i pakënaqshëm

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 20:05

    Pas më shumë se një viti, ka dy javë që Qeveria ka marrë vendim që edhe klubet e natës dhe ahengjet e ndryshme të lejohen të mbahen deri në ora 01:00.


    Artistët e estradës përmes postimeve po tregojnë se agjenda e tyre është shumë e ngjeshur me koncerte nëpër qytete të ndryshme brenda Kosovës, por edhe jashtë kufijve.

    Këngëtari Alban Mehmeti në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net” tha se ky vendim nga Qeveria prap nuk është aq i mjaftueshëm.

    “Ky orar prap nuk është i mjaftueshëm dhe i kënaqeshëm për njerëzit, sepse jemi lodhur nga kufizimet jo vetëm në organizime, dasma ose koncerte, por në tërësi jemi lodhur nga të qenit të kufizuar. Megjjthatë kur e mendojmë si ka qenë viti i kaluar, prap kjo është një lloj lirie të cilën duhet të jemi të kënaqur dhe ta shfrytëzojmë në mënyrë të mençur, që mos të kthehemi në kufizime tjera”, tha këngëtari.

    Por, ai tutje shtoi se me këtë orar ( deri në ora 01:00) dasmat po fillojnë më herët dhe po bëhet një lloj kompenzimi kohor.

    “Realisht kur ka qenë orari deri ne 23:00 ka qenë pak. Ndërsa tani që është deri në ora 01:00 dasmat po fillojnë për një orë më herët dhe realisht po arrihet ajo koha që ka qenë edhe para kufizimeve”, shtoi tutje Alban Mehmeti për Reporteri.net.

    Duke qenë se pauza ishte mbi një vit për këngëtarët, Alban Mehmeti ka treguar se këtë verë pushime nuk ka pasi është shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore.

    “Jemi lodhur nga “pushimi”. Falë Zotit aktualisht jemi të stërngarkuar me punë dhe të fokusuar në punë, pastaj kur t’i vie koha pushimit merremi me të”, tha Mehmeti.

    Pyetjes sa i përket vaksinimit, këngëtari tregoi se ka marrë dozën e parë, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen sa më shpejt.

    “Unë para pak ditësh jam vaksinuar me dozën e parë dhe kam një mesazh. Pavarësisht se çka po dëgjojmë konspiracione të ndryshme “jo qipa, jo ku di un”, nuk ka të ardhshme pa vaksinim, kështu që sa më parë të vaksinohemi aq më shpejt kemi mundësi t’i kthehemi normalitetit, pa frikën e mbylljeve tjera. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. I lus të gjjthë qytetarët që të vaksinohen dhe mos të merren me pallavra të atyre që dinë vetëm të kritikojnë e kurrë të veprojnë”, u shpreh Alban Mehmeti.

    Sa i përket muzikes, Alban Mehmeti tregoi se shumë shpejt ka në plan të lansojë një projekt të ri ritmik, por që në plan është edhe një duet.

    “Tani kam në plan një projekt ritmik mirëpo për shkak të disa vonesave të vogla dhe të valës së punës që na zuri nuk kam arritur të realizoj projektin. Megjithatë ende jam duke u munduar të gjejë kohën që ta realizojmë një duet të cilin shpresoj ta pëlqej publiku”, përfundoi Mehmeti për Gazetën Online “Reporteri.net”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!