Albërie Hadërgjonaj merr vëmendje me dukjen elegante në një pozë të fundit

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, vetëm dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 45-të.


Artistja, e cila ka ndërtuar një karrierë të bujshme profesionale, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor.

Ajo njëherësh komentohet mjaft shumë edhe për pamjen ekstravagante, ndërsa shpesh merr vëmendje me postime në rrjetet sociale.

E tillë shfaqet edhe në një pozë të fundit, e cila vjen në forma të mahnitshme përkundër viteve që numëron.

Dukja e këngëtares u komplimentua në masë të madhe edhe nga fansat e ndjekësit që numëron në Instagram.

Ajo së fundmi ka qenë shumë e lakuar në faqet rozë për një përplasje me ‘Arkiva Shqip’, të cilët ia menaxhonin këngët në platformën YouTube.

Meqenëse ndërpreu kontratën me kompaninë e lartpërmendur, Hadërgjonaj tanimë ka hapur një kanal të ri dhe ka publikuar të gjitha këngët e saj.