×
  • Show Time
  • Show Time

    Alketa Vejsiu tregon se e ka kaluar COVID-in: Nuk është një shaka, kujdesuni për veten

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 17:52

    Prezantuesja e njohur e ekranit, Alketa Vejsiu, është duke shijuar disa ditë të mira qëndrimi në Stamboll të Turqisë.


    Ajo atje ka pasur rastin që të takohet edhe me kuzhinierin e njohur, Nusret, me të cilin edhe ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram.

    Duke pasur lirinë e udhëtimit edhe pse në kohë pandemie, Alketa tregoi për ndjekësit e saj një nga periudhat më të hidhura që përjetoi së fundmi.

    Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Alketa bëri të ditur se e ka kaluar virusin COVID-19, pas një terapie dhe izolimi 14 ditor.

    Ajo më tej u ka thënë ndjekësve se virusi nuk është një shaka dhe se duhet bërë kujdes për shëndetin në këtë vit të vështirë.

    “Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat. Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten! Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”, ka shkruar ajo.

    https://www.instagram.com/p/CGjoGYCHV6j/

    Ndërkohë, të shutma kanë qenë komentet e ndjekësve të cilët i kanë uruar një shëndet të plotë moderatores së mirënjohur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!