×
  • Show Time
  • Show Time

    Amarda Toska shtatëzënë për herë të tretë? Gruaja e Ermal Mamaqit thyen heshtjen

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 14:41

    Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan dy ditë më parë përvjetorin e 11-të të martesës së tyre. Çifti publikoi disa foto në Instagram, ku shfaqeshin duke darkuar dhe shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.


    Dyshja, që kanë dy fëmijë, Joelin dhe Sian, u përfolën se do ta merrnin për herë të tretë titullin ‘prindër’.

    Dyshimet nisën nga fotografitë e Amardës në rrjete sociale, të cilat i bënë ndjekësit të aludojnë se moderatorja po fsheh diçka. Gjatë pushimeve, ajo pozonte pas Ermalit ose me një çantë para barkut për ta fshehur atë.

    Mirëpo, Amarda ka thënë për “Prive” se lajmet rreth shtatzënisë nuk janë të vërteta dhe se nuk do të sjellë në jetë një fëmijë të tretë. Dyshja duket se janë të plotësuar me djalin dhe vajzën dhe tani për tani nuk po mendojnë për zgjerimin e familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!