×
  • Show Time
  • Show Time

    Andin Hoti martohet me shefen e stafit të Besnik Bislimit

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 17:16

    Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, sot i ka dhënë fund beqarisë me Kaltrina Zekën.

    Me kostumet e tyre të martesës ata dolën në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, derisa nuk mungonte edhe flamuri kombëtar dhe tupanët.

    Por, çifti i ri kanë bindje të ndryshme politike.

    Derisa Andini Hoti është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Kaltrina Zeka është shefe e stafit të zëvendëskryeministrit që vjen nga Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

    Sidoqoftë, ata e bënë publike edhe fejesën e tyre qysh në korrik të këtij viti, kur Andini i bëri Kaltrinës një propozim shumë të veçantë martese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!