×
  • Show Time
  • Show Time

    Ankohet këngëtarja që ishte pjesë e klipit të Nora Istrefit: U pagova vetëm 2 mijë lekë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 21:40

    E ftuar në “Mes Yjesh”, Ora News përballë gazetarit Ronaldo Sharka, këtë të enjte ka qenë e ftuar gazetarja dhe njëkohësisht këngëtarja Genta Hodo.


    Ronaldo e pyeti Gentën për nisjen dhe punët e para, e teksa kjo e fundit tregoi që ka punuar edhe jashtë medias si banakiare, kamariere apo baby siter, tregoi se ka qenë edhe modele tek klipi i Nora Istrefit, kënga “Sa t’kom dasht” dhe është paguar vetëm 2 mijë lekë.

    “Gjithashtu kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga “Sa t’kom dasht”. Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, edhe unë shkova se s’kisha ç’të bëja atë ditë dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë”, u shpreh Genta Hodo ndër të tjera.

    Për më tepër ndiqni intervistën e plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!