×
  • Show Time
  • Show Time

    Antonela i zbulon lidhjen romantike Atdhe Xharavinës dhe Bora Zemanit?

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 15:43

    Antonela përmes disa komenteve në rrjete sociale ka ngacmuar Atdheun.


    Atdhe Xharavina njihet si fytyrë publike pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

    Është mjaft i përfolur për stilin e jetesës, por jo vetëm. Atdheu ka një reputacion me vajzat, e veçanërisht me ish-konkurrentet e “Përputhen”, pasi që dihet se ka pasur lidhje me disa prej tyre.

    Së fundi ishte Antonela ajo e cila ‘ngriti’ vetulla të ndjekësve kur ngacmoi Atdheun pas një postimi në Instagram.

    Komentit të Antonelës e cila e pyeti ‘mos është binjak’, Atdheu i ktheu duke thënë se po por po i mungon një binjake.

    Ndërsa ish-konkurrentja i ktheu pa përtesë se ai deshi të thoshte një bricjap, shenjë kjo e horoskopit të Borës.

    Kjo gjë bëri që Atdheu të shprehej se ai i do shumë bricjapët dhe se do që fatin e jetës ta ketë një bricjap.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!