×
  • Show Time
  • Show Time

    Anulohet Sunny Hill Festival për këtë vit

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 19:34

    Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar zyrtarisht se edicioni i sivjetmë, i paraparë të mbahej në gusht, nuk do të mbahet për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.


    Në një njoftim publik, organizatorët kanë thënë se festivali do të vazhdojë me edicionin e ri në vitin 2021.

    “Me zemër të thyer duhet të konfirmojmë që Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paprecedent, të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Ata kanë thënë se “mezi presim të takohemi sërish në gusht të 2021-s, me shumë gjëra të mrekullueshme që na presin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!