×
  • Show Time
  • Show Time

    Anxhela Peristeri realizon provën e parë në Eurovision

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 13:28

    Ajo ka kryer sot provën e parë në skenën e festivalit në Rotterdam të Holandës.


    Këngëtarja bëri një paraqitje duke u shfaqur e vetme në skenë dhe interpretoi këngën më shumë pasion, shkruan lajmi.net.

    Anxhela Peristeri ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari me kristale, komentuesit e shumtë dhe ndjekës të Eurovisionit, e kanë cilësuar paraqitjen si diçka e zakonshme që zakonisht Shqipëria dërgon në këtë festival, ndërsa kanë vlerësuar vokalin e fuqishëm të saj.

    Ajo garon me këngën ‘Karma’ e cila është në fund të sondazheve dhe basteve, duke i dhënë pak ose fare mundësi për të fituar këtë festival.

    Ndryshe, Shqipëria do të garojë më 20 maj në skenën e Eurovisionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!