×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbenita Ismajli tregon se a është shtatzënë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 17:02

    Ditëve të fundit në faqet rozë është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme të Arbenita Ismajlit.


    Disa prej tyre edhe aludonin se ajo dhe reperi Fero mund të jenë martuar, për të cilën nuk është përgjigjur asnjëri prej tyre.

    Por, në një postim në rrjetin social Instagram, modelja ka zgjedhur t’i përgjigjet disa komentuesve, ndërsa demantoi njërin prej lajmeve.

    Fansja e kishte pyetur nëse është shtatzënë, kur Ismajli dha një “Jo” të prerë, duke e shoqëruar me një ‘emoji’ që dërgonte puthje.

    Arbenita ndërkohë po ndan imazhe të shumta me Feron, duke bërë të ditur se po kalon kohë produktive me të.

    Ndryshe nga bukuroshja brune, reperi është duke pauzuar nga rrjetet sociale, duke u përqendruar në albumin e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!