×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbër Hajdari nuk u paraqit sonte në Prime të Big Brother VIP, kjo është arsyeja

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 21:09

    Ka filluar edhe një tjetër prime i këtij edicioni të Big Brother Albania VIP.

    Derisa në çdo emision të këtij show, dy opinionistë komentojnë ngjarjet që ndodhin mes banorëve, njëri prej tyre po mungon sonte, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Opinionisti Arbër Hajdari nuk i është bashkuar Zhaklinë Lekatarit këtë herë, dhe ka një arsye për këtë.

    Kjo pasi Arbëri ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në rrjetin social Instagram, ai para katër orëve ka publikuar një “story” nga para Shtëpisë së Bardhë në Washington.

    Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar Arbërin ta ndjekë spektaklin e sontëm.

    Në një postim tjetër, ai është shfaqur duke parë emisionin nga telefoni i tij.

    “Nga larg sonte”, shkroi Arbëri në mbishkrim të fotografisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!