×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbnora Ademaj konfirmon projektin e parë në kinematografinë turke

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 23:07

    Arbnora Ademaj shumë shpejt do fillojë xhirimet për serialin e ri.


    Për të po shkruhet e po flitet shumë, jo veç në Kosovë , nuk janë të pakta as artikujt në mediat turke që zënë ballinat me lajmet për Arbnorën, shkruan lajmi.net.

    Ajo ka arritur që të jetë pjesë e një filmi, duke qenë krahë emrit më të njohur turk Caglar Ertrugul ku bëhet fjalë për një trilogji ngjarjen e të cilit do ta ndiqni shumë shpejt.

    Skenari i këtij filmi ka përfunduar në vitin 2009, por xhirimet veç sa kanë filluar, gjë të cilën e ka bërë të ditur edhe Arbnora shpesh në rrjetet e saja sociale.

    Bukuroshja kosovare për herë të parë do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi turk-amerikan-kosovar.

    Natyrisht, që duke pas parasysh arritjet e Arbnorës në Kosovë, fama dhe sukseset do e ndjekin edhe atje

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!