×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbnora Ademaj me rol kryesor në filmin më të ri turk

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 12:38

    Arbnora Ademaj ka kohë që është zhvendosur në Turqi, atje ku po e zhvillon karrierën e saj në aktrim.


    Emisioni SHOW TIME ka mësuar se së fundmi, ajo ka nisur xhirimet e serialit të ri, që do quhet ‘Fuad’, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu, SHOW TIME sjell pamje ekskluzive nga shesh-xhirimet e këtij seriali, të cilat mund t’i ndiqeni në video-materialin e mëposhtëm:

    Ky serial do shfaqet në muajin qershor në një nga platformat më të mëdha botërore dhe Arbnora do aktrojë përkrah emrave si Tuvana Turkaj, Emre Këzëllërmak e Maxhit Sonkan, të cilin e kemi parë në serialin e njohur ‘Herxhai’.

    Edhe në këtë serial, Arbnora do të flasë në gjuhën shqipe, shkruan Reporteri.net.

    Nga ana tjetër, bukuroshja kosovare ka nisur edhe xhirimet për një film të ri, përkrah aktorit turk Tolga Guleç, i njohur për rolin e Gokhan te seriali i ndjekur në Kosovë, ‘Zonja Fazilet dhe të bijat’.

    Në film, Arbnora ka rolin kryesor, luan një shqiptare që martohet me një turk.

    Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ dhe transmetohet çdo të shtunë në ora 19:30 në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!