×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet djali i Xenit, Korab Jetishi – shkeli masat kundër Covid

    Reporteri
    15 Gusht 2020 | 0:01

    Me rastin e hapjes së lokalit ‘Xeni Imperial’, mbrëmë policia ka prangosur këngëtarin Korab Jetishi, thonë burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës.


    Djali i këngëtarit të mirënjohur Shkelzen Jetishi, Korabi, u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së coronavirusit.

    Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit në fjalë.

    “Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

    I pyetur se cilat masa i ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimine njerëzve, punën pas orës 22.30, mos mabjtjen e distancës etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!