×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet këngëtari i njohur kosovar

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 9:05
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Këngëtari nga Gjakova, Alban Shehu, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dje, u raportua se ai sulmoi policinë, pasi e gjobitën për kundërvajtje në trafik.

    Sakaq, bëhet me dije 42-vjeçari ishte në gjendje të dehur. Kjo ka bërë që Shehu të mos japë asnjë deklaratë në Komisariat.

    Sipas aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Kujtojmë që Alban Shehu është këngëtar i njohur në Kosovë. Ai ka disa albume me këngë popullore. Në aspektin personal është i martuar dhe babi i dy fëmijëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!