Arsimi po ‘çmendë’ me rradhë vajzat e ‘Për’puthen’

Historia e dashurisë mes Anës dhe Arsimit mori fund vetëm pak kohë pasi u zbulua nga publiku. Për pak javë ia dolën të mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, që u duk se do të zgjaste gjatë, por në fakt nuk ndodhi kështu.


Madje, Ana dhe Arsimi nuk u ndanë fare mirë me njëri-tjetrin dhe nuk munguan as thumbat mes tyre në rrjete sociale. Ana nuk preferoi të komentonte për ndarjen e tyre të papritur, ndërsa Arsimi tha se ajo donte vëmendje maksimale gjatë gjithë kohë.

“Ka qenë një pëlqim, tani nuk jemi më bashkë. Kemi qenë një pjesë të shkurtër bashkë. Mbaroi shumë shpejt. Ajo si tip tha se jam shumë i ftohtë dhe nuk i jap vëmendje edhe u largua. I kam dhuruar një unazë, dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë prej saj. Nuk beson më. Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle. Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin, nuk duhet ta ketë Diana, por Vëmendje. Ajo vetëm vëmendjen donte, të rrinte me celular 24/7”, tha Arsimi javë më parë në emisionin “Shqipëria Live”.

Mirëpo, Arsim e ka harruar këtë histori dashurie dhe tashmë i ka sytë tek një tjetër konkurrente. Ditët e fundit Arsimi është shfaqur shumë i afërt me Antonelën dhe nuk kanë munguar as mesazhet e dashurisë mes tyre.

Arsimi ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të tij të veshur me këmishë të bardhë dhe pantallonat të zeza. Teksa, foton e tij e ka ndarë në “Instagram” edhe Antonela.

“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”, ka shkruar krahas fotos Antonela. “Ti je mariuana ime”, ia ka kthyer Arsimi.