×
  • Show Time
  • Show Time

    Artistja e njohur shqiptare shfaqet përkrah Richard Grenell, mbështet Trumpin në zgjedhje

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 23:57

    Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se është takuar e emisarin e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.


    Qerreti ka shkruar një përshkrim të shkurtër në fotografinë e saj, mirëpo është kujdesur të tregojë se në zgjedhjet e Amerikës do ta përkrahë Trumpin.

    “Me ‘supershetin’ vet. #trump2020”, ka shkruar Qerreti.

    Zgjedhjet në Amerikë mbahen me tre nëntor ku nga radhët e republikanëve garon vet presidenti Trump, ndërsa kundërkandidati i tij nga demokratët është Joe Biden.

    Ambasadori Grenell gjithashtu sot ka thënë se ka siguruar mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve në Detroit.

    Grenell e ka bërë të ditur nëpërmjet një cicërime në Tëitter se përfaqësues të bizneseve dhe liderëve religjioz ia kanë bërë të qartë se do e votojnë kandidatin republikan, Donald Trump.

    “Në Detroit, duke biseduar me përfaqësues të bizneseve dhe krerë fetar shqiptar. Ata ma bënë të qartë se shqiptaro-amerikanët do e votojnë @realdonaldtrump”, ka thënë Grenell.

    Zgjedhjet në SHBA do mbahen më 3 nëntor. Përveç Donald Trump, do kandidojë edhe Joe Biden, i cili momentalisht po prin në sondazhet e realizuara nga mediumet amerikane.

    I dërguari amerikan i ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve edhe gjatë ditës së djeshme për të votuar për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.

    “Donald Trump ka punuar shumë për paqen në Ballkan, për normalizimin ekonomik. Ai i ka kushtuar vëmendje një zone ku ne e dimë që Barack Obama dhe Joe Biden nuk arritën ta bënin, ”tha Grenell në një mesazh me video të postuar nga transmetuesi publik i Kosovës RTK të mërkurën.

    Grenell shtoi se Trump “ka punuar shumë për ta siguruar votën tuaj dhe e kupton që rajoni ka nevojë për normalitet kur bëhet fjalë për përparimin ekonomik”.

    Ndërkaq, Trump përgjatë një tubimi për promovim elektoral deklaroi se ai i “ndaloi vrasjet masive” dhe “luftimet 400 vjeçare”, duke thënë se ka bërë që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë “të përqafohen e puthen me njëri-tjetrin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!