×
  • Show Time
  • Show Time

    As Meghan Markle nuk mund të ketë gjithçka

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 19:30

    Meghan Markle nuk mund t’i ketë të gjitha, ajo duhet të largohet nga stili i Hollywoodit dhe të jetojë stilin e jetës mbretërore.


    Një eksperte e familjeve mbretërore ka akuzuar Meghan Markle, dhe sipas saj ajo ka tendenca që të jetë një “Yll ndërkombëtar”, edhe pse është e martuar me Princin e familjes mbretërore Britanike.

    “Mendoj që Meghan duhet ta kuptojë që nuk mund të jetojë jetën siç do ajo. Duhet ta dijë që tani është pjesë e familjes mbretërore, dhe nuk është më pjesë e Hollywoodit. Duhet të sillet ndryshe”.

    “Ajo duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë një yll ndërkombëtar. Ajo duket se po tenton që ta sjellë stilin e saj të jetës brenda monarkisë, dhe nuk e mendoj se kjo është e përshtatshme, dhe me shumë gjasë nuk do të funksionojë.” shtoi Pasternak, shkruan Fox News, trasnmeton Express.

    “Në fakt Markle nuk ishte as në listën e yjeve të Hollywoodit, përpara se ajo të lidhej me Princin Harry. E para kësaj ajo ka qenë vetëm një aktore mbështetëse, pa pasur ndonjë rol kryesor” tha ekspertja e familjes mbretërore, Anna Pasternak. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!