×
  • Show Time
  • Show Time

    As një, as dy – Kaq shumë fëmijë dëshiron të ketë Besa Shahini me Dardan Molliqajn

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 16:13

    Ministrja për Arsim, Rini dhe Sport në Shqipëri, Besa Shahini, ku ka rrefyer për sfidat në jetën profesionale por edhe për jetën personale.


    Pas një lidhje 4 vjeçare, Besa dhe deputeti kosovar, Dardani, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin Prill. Ministrja pranoi se tashmë që jetojnë dhe janë të angazhuar me punë në vende të ndryshme e kanë më të vështirë të takohen, edhe pse çdo javë përpiqen që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

    Besa gjithashtu shprehu dëshirën për t’u bërë nënë dhe jo e një apo dy, por pesë fëmijëve. Ajo e pranoi që është pak vonë, madje tregoi se ndjen në çdo moment edhe presionin e familjarëve apo njerëzve të tjerë që takon në rrethana të ndryshme.

    “Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë”, tha ajo, për emsionin “Ftesë në Pesë” duke shtuar më tej se kanë qenë vendimet e vazhdueshme për karrierën arsyeja pse çështje të tilla kanë ngelur pak pas dore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!