×
  • Show Time
  • Show Time

    Atletet e këngëtares të njohur janë duke bërë lëmsh rrjetin: Po ju me çfarë ngjyrë i shihni?

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 19:49

    Këngëtarja e njohur,Billie Eilish është duke bërë lëmsh rrjetin.


    Një palë atlete që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram janë duke vendosur në pikëpyetje shumë ndjekës së saj.

    Billie ka postuar në Instagram një foto ku shiheshin një palë atlete Nike Air. Ajo tha se babai i saj pretendonte se atletet ishin “rozë dhe të bardhë”, por sipas saj nuk janë kështu.

    Epo shumë ndjekës i japën të drejtë babait të Billie dhe kjo gjë ‘e çmend’ këngëtaren.

    “Jo ju thoni që atletet janë ngjyrë rozë dhe të bardhë!”– shkroi Billie një video ku shfaqej e habitur.

    Fituesja e Grammy ka prova se atletet nuk janë me të vërtetë rozë dhe të bardhë. Ajo tregoi një foto të tyre, dhe është e qartë se ato në të vërtetë janë jeshile dhe të bardha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!