×
  • Show Time
  • Show Time

    Aurela Hoxha bëhet nënë në 6-vjetorin e lidhjes me milionerin shqiptar

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 12:08

    Prej pak kohësh, modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.


    Ndërkohë, mediat këto ditë kanë publikuar lajmin se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar, një lajm që është përpjekur ta mbajë të fshehtë.

    Modelja dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh janë bërë me djalë, por deri tani ajo s’ka postuar asnjë foto as kur ishte shtatzënë dhe as tani që është bërë nënë me milionerin.

    Lajmeve në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës së saj, Aurela iu përgjigj thjesht me një postim nga jeta e përditshme në Barcelonë. Po cila është arsyeja që Aurela vendosi ta mbajë sekret lindjen e fëmijës në Spanjë?

    Burime pranë saj kanë treguar për gazetën se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

    Kujtojmë që në ditën e Shën Valentinit, Aurela tregoi se ajo dhe partneri kanë gjashtë vite bashkë, ndërsa ndau edhe një moment të bukur me të në “InstaStory”. Mirëpo, edhe në atë rast u pendua dhe e fshiu postimin shumë shpejt, duke qenë se në raste të tilla legalizimi, monitorohen edhe rrjetet sociale të aplikantëve.

    Këtë ditëlindje modelja Aurela Hoxha nuk e festoi me postime fotosh sensuale me bikini, por e shtrirë në krevatin martesor ku mbulonte barkun e rrumbullakosur me robdishambër. Aurela festoi 36-vjetorin e lindjes mes luksit në Barcelonë, gjatë një feste intime me partnerin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

    Ajo publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto, ku shfaqej me një tortë në dorë dhe gati për të shuar qirinjtë, ndërkohë që barku i dukej mjaftueshëm. “Shpreh një dëshirë”, shkroi ajo krahas fotove, dy prej të cilave ishin brenda një vaske ku ishte kujdesur të fshihte barkun.

    Aurela dhe Albani prej kohësh jetonin në Spanjë, por pas një ndarjeje të shkurtër që patën, Aurela u rikthye në Shqipëri. Megjithatë, çifti arriti të zgjidhte mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe u rikthyen sërish bashkë. Modelja e njohur, pasi ishte vendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, u mësua se ishte shtatzënë.

    E ftuar në “Shiko kush luan”, ku iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth marrëdhënies së saj me Albanin, ajo u përgjigj: “I kam thënë të dua dhe e kam puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet, sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën!”./Panoramaplus.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!