×
  • Show Time
  • Show Time

    Ava Max rrëfen vështirësitë që ka kaluar, vetëm se ishte shqiptare

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 22:13

    Ava Max është kthyer në një nga këngëtaret më të njohura të momentit, pasi kënga e saj “Sweet but psycho” është kthyer në një hit në mbarë botën.


    Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka dhënë një intervistë për “Khaosod English”, ku ka rrëfyer se ka hasur shumë vështirësi në shkollë për shkak se ishte shqiptare.

    “Kur prindërit e mi erdhën në Shtetet e Bashkuara, ata s’dinin anglisht dhe s’kishin fare para. Ata punuan shumë fort për të qenë aty ku janë tani. Ata më mësuan që të mos dorëzohem kurrë dhe më dhanë një etikë të fortë. Kemi me të vërtetë femra të forta në vendin tonë.

    “U rrita duke u bullizuar shumë në shkollë dhe asnjëherë s’e ndjeja veten të ambientuar. Mendoja se nuk është normale, por në fakt është normale të ndihesh ndryshe, pasi të gjithë jemi të ndryshëm. Jemi unik dhe jemi fantastikë”, ka thënë Ava.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!