×
  • Show Time
  • Show Time

    Avokati Tomë Gashi: Nuk janë shumë 700 mijë franga në Zvicër

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 15:42

    Avokati i reperes Loredana, Tomë Gashi, po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në vend të saj.


    Gashi fillimisht ka pranuar se vëllai i Loredanës është përfshirë në këtë skandal.

    Por në njërën nga pyetjet, Gashi është përgjigjur kështu me “700,000 franga nuk janë shumë në Zvicër”.

    Herë pas here, Gashi i ka bërë komplimente Loredanës gjatë konferencës.

    Sidoqoftë, reperja e ka pranuar se kishte marrë para nga çifti zviceran por, sipas saj, ato ishin marrë me vullnet të plotë.

    “Për mua çka është me rëndësi me ditë ju shteti shqiptar, gjerman e i Zvicrës, është se prej asnjë personi nuk janë marrë paret me dhunë, mashtrime dhe kërcënim. Këto para, shumën nuk e di janë marrë me vullnet të plotë”, është shprehur ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!