×
  • Show Time
  • Show Time

    Azet publikon këngën e re “Remontada”

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 23:53

    Reperi, Azet, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.


    Ai ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me reperin francez, Sofiane Zermani, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

    Ky është dueti i parë i reperit nga Podujeva që jeton dhe vepron në Gjermani me reperin francez dhe projekti për vetëm disa orë ka arritur të grumbullojë afro 900 mijë klikime.

    Përveç YouTube, kënga u lansua edhe në platformat e tjera përfshirë Spotify, AppleMusic, Deezer etj.

    Azet po ashtu javë më parë solli edhe një duet me këngëtaren Dhurata Dora i quajtur “Lass Los”, ndërsa u prit shumë mirë nga fansat e dy artistëve.

    Ndonëse prej vitesh jeton në Gjermani, reperi është mjaft i pranishëm me koncerte edhe në trojet shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!