×
  • Show Time
  • Show Time

    Babai i Dua Lipës, e ‘eksplodon’ atmosferën në koncertin e grupit Gjurmët

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 23:28

    Në koncertin e Grupit “Gjurmët” që po mbahen për Ditën e Çlirimit, ka performuar edhe Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa.


    Në momentin që ka dale ai në skenë për të kënduar atmosfera ka ‘eksploduar’ edhe pse ishte e jashtëzakonshme nga nisja e koncertit.

    Reporteri.net ka siguruar videon kur babai i Duas ‘ndez’ atmosferën në Prishtinë.

    Bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten pothuajse të njëjtit emra që ishin në Tiranë gati se katër vjet më parë.

    Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi – janë disa nga emrat që pritet t’i japin zjarr Prishtinës në ditën e saj të çlirimit.

    Një koncert të tillë, “Gjurmët” e kishin mbajtur edhe në vitin 2015-të, me 29-të tetor në Sallën e Kongreseve në Tiranë, derisa e mbajtën premtimin për tu rikthyer edhe njëherë në Prishtinë.

    Kujtojmë se me nismën e Migjen Kelmendit, së bashku me Armando Gjinin, Tomor Kurshumliun, Petrit Rizën dhe Bekim Dylën një grup me emrin “Gjurmët” kishte filluar të performonte në vitin 1980. Rrjedha e jetës ata i ka ndarë në vitin 1986, për të mos u bashkuar më kurrë. /Reporteri.net/.

    Koncerti i grupit Gjurmët, kjo është atmosfera në sallën 1 Tetori

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!