×
  • Show Time
  • Show Time

    Babi i saj jeton në varfëri, këngëtarja posedon pasuri milionëshe

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 17:43

    Adele, një nga këngëtaret me më së shumti të ardhura dhe së fundmi e shpallur si personazhi më i pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, babin e ka shofer me të ardhura jo më shumë se 50 apo 100 paund në ditë.


    ‘The Sun’ ka raportuar se Mark Evans, babai 55 vjeçar i artistes së famshme Adele, jeton në Cardiff, në një shtëpi me qera dhe punon si shofer shpërndarje, ndërkohë që me vajzën e tij nuk flet më prej vitesh.

    Mediat kanë shkruar se mardhëniet e tyre nuk kanë qenë asnjëherë të mira, mirpo ato u prishën akoma më keq kur ai braktisi familjen sepse po vuante nga alkoolizmi.

    I pyetur se përse ka dalë nga jeta e njerëzve më të dashur ai u përgjigj se nuk donte që ata ta shihnin në gjendjen në të cilën ishte, do të thotë gjatë gjithë kohës i dehur dhe duke shkaktuar probleme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!